Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i Ligue 1 të Francës nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë të Francës (UNFP).
Ishte trofeu i pestë rresht i fituar nga superylli francez. Në vitin 2020 nuk pati ceremoni për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i Francës udhëhoqi PSG-në drejt titullit të 12-të, ndërsa në verë pritet të transferohet te Real Madridi. Në listën për lojtarin më të mirë në Francë ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.
Mbappe për herën e gjashtë rresht pritet ta fitojë edhe epitetin e golashënuesit më të mirë në Francë.
Ai ka 27 gola në 32 ndeshje.
Antoine Griezmann në ceremoninë e të hënës e fitoi çmimin si futbollisti më i mirë që luan në një ligë jashtë Francës, kurse Gianluigi Donnarumma e fitoi epitetin e portierit më të mirë. Pati edhe çmime tjera.