Futboll

Mbappe humb tjetër penallti, Reali befasohet nga Athletic Bilbao

Mbappe

Real Madridi është befasuar të mërkurën në mbrëmje nga Athletic Bilbao. 

Në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas spanjolle, Bilbao fitoi ndaj madrilenëve me rezultatin 2:1. 
Bilbao tani ka 29 pikë dhe forcohet në vendin e katërt, kurse Reali mbetet prapa Barcelonës me 33 pikë, katër më pak se Barça. Reali e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Kylian Mbappes iu anulua një gol nga VAR-i për pozitë jashtë loje në minutën e 14-t. 

Në minutën e 53-të për vendësit shënoi Alex Berenguer, kurse Mbappe e humbi penalltinë në minutën e 68-të. 

Jude Bellingham i barazoi shifrat për mysafirët në minutën e 78-të, por vetëm dy minuta më vonë, Gorka Guruzeta ia siguroi pikët e plota Bilbaos.