Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Marseille synon ta ruajë pozitën e dytë

Marseille

Çështja e kampionit në Francë ka përfunduar që në fillim të muajit prill.

Paris Saint-Germaini më 5 prill u shpall kampion i elitës franceze.

Në kampionatin francez është duke u zhvilluar garë e fortë për pozitat që dërgojnë në Champions në edicionin e ardhshëm.

Pozitën e dytë e mban Marseille me 55 pikë, derisa Monaco renditet e treta me 54. Tri pozitat e para në kampionatin francez dërgojnë në Champions.

Marseille synon që ta ruajë pozitën e dytë deri në fund të edicionit.

Edhe PSG-ja synon fitoren e radhës në Ligue 1 Futboll PSG-ja synon fitoren e radhës në Ligue 1

Por nuk do ta ketë lehtë. Këtë fundjavë e pret ndeshje e vështirë ndaj Brestit.

Ndeshja Marseille – Brest luhet të dielën nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 31-të.

Bresti ka 44 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë. Deri vonë garoi në Champions.

Monaco të shtunën nga ora 19:00 do të luajë në udhëtim te Le Havre.

Le Havre e zë vendin e 16-të me 27 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.

Monaco në tetë ndeshjet e fundit në ligë ka vetëm dy humbje.

Lille e zë vendin e katërt me 53 pikë. Lille të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim tek Angersi.

Edhe Në Francë luhet për kualifikim në Champions Futboll Në Francë luhet për kualifikim në Champions

Te Lille nuk do të luajë sërish Edon Zhegrova. Sulmuesi i Kosovës është jashtë fushës nga mesi i muajit dhjetor.

Angersi është në pozitën e 15-të me 30 pikë.