Futboll

PSG-në e pret derbi ndaj Marseillet

PSg

Derbi i xhiros së 21-të të Ligue 1 të Francës do të luhet mes Paris Saint-Germainit dhe Marseilles.

Kjo ndeshje zhvillohbet të dielën nga ora 20:45 dhe e mbyll xhiron e kampionatit francez.

PSG ka 48 pikë në pozitën e parë. Marseille renditet në pozitën e tretë me 39 pikë.

PSG-ja ka fituar 16 nga 18 ndeshjet e fundit kundër Marseillet.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germaini, ka gjashtë fitore radhazi në elitën franceze. Disfatën e fundit e pësoi më 29 nëntor nga Monaco.

Ndërsa Marseille të martën avancoi në çerekfinale të Kupës së Francës pas fitores 3:0 ndaj Rennesit. Parisi është eliminuar nga Kupa.

Skuadra që renditet në pozitën e dytë me 46 pikë, Lensi, të shtunën nga ora 17:00 e pret Rennesin.

Edhe Lensi të mërkurën kaloi në çerekfinale të Kupës franceze pasi e eliminoi Troyesin.

Lensi në 13 ndeshjet e fundit ka 12 fitore dhe një humbje. Rennesi e zë vendin e gjashtë me 31 pikë.

Rennesi është në krizë të rezultateve pasi ka tri humbje radhazi.