Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Monacon e pret përballje e zjarrtë me Marseillen

Monaco

Monaco dhe Marseille do ta luajnë ndeshjen e zjarrtë të dielën nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit francez. 

Është përballje që mund ta vendosë fatin e skuadrave për kualifikim në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. 

Marseille në vendin e tretë i ka 49 pikë, tri më shumë se Monaco që është e gjashta. Në fakt, në garë për një vend që dërgon në Champions janë edhe Lyoni dhe Lille, që kanë nga 47 pikë në vendin e katërt e të pestë. 

Ndërkohë, Lensi, që është në garë për titull kampioni, të shtunën nga ora 21:05, përballet me Lillen.

Lensi është i dyti me 59 pikë. Lider është Paris Saint-Germaini.