Befasia e këtij edicioni në elitën e futbollit francez, Lens, bashkë me superfuqinë evropiane, Paris Saint-Germainin, do ta vazhdojnë edhe këtë fundjavë garën për titull kampioni.
Garës së fortë për titull aktualisht i prin Lensi me 52 pikë, një më shumë se PSG-ja.
Lensi të shtunën nga ora 17:00 përballet me Monacon, kundërshtaren e PSG-së në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja fitoi në mesjavë 3:2 në udhëtim te Monaco në ndeshjen e parë të plejofit, ndërsa të shtunën nga ora 21:05 përballet me Metzin në “Parkun e Princave”. Ndeshjet e fundjavës në kampionatin elitar francez i takojnë xhiros së 23-të.
PSG-ja i ka fituar të gjitha 16 ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Metzin, ndërsa ka shënuar dy e më shumë gola në 15 ndeshje gjatë kësaj ecurie.