Pasi avancoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Chelsean, Paris Saint-Germaini synon shkëlqimin edhe në elitën e futbollit francez.
PSG-ja, që në xhiron e kaluar nuk luajti ndaj Nantesit për t’u përgatitur sa më mirë ndaj Chelseat, në këtë fundjavë luan në udhëtim te Nice.
Nice – PSG luhet të shtunën nga ora 21:05.
PSG-ja i ka 57 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur se Lensi, që në xhiron e kaluar humbi 2:1 nga Lorienti dhe zbehu gjasat për titull kampioni.
Marseille dhe Lyoni po bëjnë garë të fortë për vendin e tretë, që dërgon direkt në fazën e ligës, në Ligën e Kampionëve.
Marseille i treti i ka 49 pikë, dy më shumë se Lyoni i katërti.
Edhe
PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve
Lille është i pesti me 44 pikë, një më shumë se Monaco i gjashti.
Derbi në këtë fundjavë të dielën në Francë mund të vlerësohen ndeshjet Lyon – Monaco që nis nga ora 15:00 dhe Marseille – Lille, që luhet nga ora 17:15.