Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parisi kërkon ta vazhdojë ecurinë pozitive

PSG - Marseille

Foto: Associated Press

Pasi avancoi në një të tetën e finales në “Champions League”, Paris Saint-Germaini kërkon ta vazhdojë ecurinë pozitive në Ligue 1 të Francës.

PSG në plejofin e fazës nokaut e mposhti Monacon me rezultat të përgjithshëm 5:3. Parisienët janë fitues në fuqi të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Parisi të shtunën nga ora 21:05 luan në udhëtim te Le Havre, në kuadër të xhiros së 24-t të kampionatit francez.

Parisi ka 54 pikë dhe është pretedent për ta fituar sërish titullin e kampionit. 

Parisi ka katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë. Ndërsa Le Havre në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim. Është poshtë në renditje me 26 pikë.

Ndërkohë një tjetër ndeshje interesante është ajo ndërmjet Marseillet dhe Lyonit. Ky ballafaqim luhet të dielën nga ora 20:45.

Marseille ka 40 pikë dhe e zë vendin e katërt. Lyoni ka pesë pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.