Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manchester City transferon një portier

man

Manchester City ka arritur marrëveshje për ta transferuar portierin argjentinas, Geronimo Rulli nga Marseille për 2 milionë euro.

34-vjeçari kthehet në stadiumin “Etihad” ku e kaloi edicionin 2016/17, por pa e bërë asnjë paraqitje. Rulli ka firmosur për dy vjet.

Ai ka tetë paraqitje për Argjentinën, ndërsa ishte pjesë e ekipit që fitoi Botërorin 2022 dhe Kupën e Amerikës 2024.

Rulli e zëvendëson James Traffordin që kaloi te Leedsi. Do të jetë mbështetje për Gianluigi Donnarumman.