Malisheva është përforcuar me futbollistin nga Argjentina, Agustin Rojas.
Rojas së fundi është paraqitur për skuadrën e Prishtinës së Re. Por që nga muaji janar ka qenë pa klub. Te Prishtina e Re qëndroi për shtatë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori Rojas në të kaluarën ka luajtur edhe për Santamarinan dhe për të rinjtë e Racing Club. Karrierë ka bërë edhe tek Erzeni.
“Mirë se vjen Tuco. Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë futbollistin e ri, mesfushorin, Agustin Rojas. Fantazisti argjentinas është i rritur në Racing në Argjentinë, ndërsa është paraqitur edhe në Superioren e Shqipërisë me Erzenin, ndërsa së fundi ishte pjesë e Prishtinës së Re, duke qenë aty një nga lojtarët kyç.
Rojas, apo siç e njohin të gjithë, si Tuco do t’i jap edhe më shumë cilësi e kreativitet mesfushës tonë cilësore”, ka shkruar Malisheva të martën në rrjetet sociale.
Malisheva këtë edicion në Superligën e Kosovës ka tri fitore, tri humbje dhe një barazim. Renditet në pozitën e pestë me dhjetë pikë.