Malisheva është përforcuar të premten me një mbrojtës dhe një portier.
Mbrojtësi Arbër Shala është transferuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa portieri brazilian, Tiago Gomes Dos Santos, i është bashkuar klubit nga Drenica. Dos Santos në gjysmën e parë të sezonit luajti te Drenica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Portieri brazilian ka kualitete të dëshmuara në Superligë dhe vjen për t’i dhënë edhe më tepër konkurrencë e siguri portës tonë. Ndërsa, Arbër Shala vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një futbollist i talentuar dhe premtues. Pozita e tij është mbrojtës i krahut”, ka deklaruar Malisheva.
Malisheva është në pozitën e katërt në Superligë me 34 pikë, katër më pak se liderja Drita.