Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani kthen Berishën, transferon Dosson

Abou Dosso

Albin Berisha është kthyer te skuadra e Ballkanit.

Ballkani ka njoftuar të hënën se Berisha do ta vesh sërish fanellën portokallezi.

25-vjeçari nga Ballkani në vitin 2024 u transferua te klubi rumun, Petrolul për 230 mijë euro.

Më pas vazhdoi te Hansa Rostocku në Gjermani e në Kapfenberg të Austrisë.

Qendërsulmuesi në Kosovë ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Lirinë dhe Malishevën. Karrierë ka bërë edhe te Laçi dhe Kukësi.

Klubi suharekas gjithashtu ka njoftuar se ka transferuar edhe mbrojtësin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso.