Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha mund të kthehet tek Augsburgu në janar

Mërgim Berisha

Mërgim Berisha mund të kthehet te skuadra e Augsburgut në janar.

27-vjeçari u largua nga Augsburgu në vitin 2023 për te Hoffenheimi për 14 milionë euro, por nuk la gjurmë në skuadrën e re.

Ai ka pasur edhe shumë lëndime.

Sipas mediumit “Sky”, Berisha në dimër mund të kthehet tek ekipi ku luan edhe futbollisti i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.

Berisha ka kontratë me Hoffenheimin e Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut e Albian Hajdarit, deri në vitin 2027.

Por, nuk bën pjesë në planet e skuadrës. Ai nuk është grumbulluar asnjëherë këtë edicion për Bundesligë. 

Edhe Berisha pritet t’i bashkohet Rexhbeçajt tek Augsburgu Futboll Berisha pritet t’i bashkohet Rexhbeçajt tek Augsburgu

Berisha ka dy paraqitje në miqësore për Gjermaninë. Nuk e ka fituar asnjëherë rastin të luajë në ndeshje zyrtare.

Tek Augsburgu luajti huazim nga janari e deri në qershor të këtij viti.