Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha transferohet në Bundesliga 2

Mërgim Berisha

Mërgim Berisha është transferuar te skuadra Kaiserslautern, që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. 

Berisha te Kaiserslauterni u transferua nga klubi tjetër gjerman që është pjesë e elitës, Hoffenheim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i qendrës nuk u grumbullua asnjëherë me Hoffenheimin këtë edicion. Ai nuk bënte pjesë në planet e Hoffenheimit. 

“Jam shumë mirënjohës ndaj Kaiserslauternit që më dha mundësinë të provoj veten në një klub ambicioz në një mjedis shumë tërheqës” u shpreh Berisha për faqen zyrtare të Kaiserslauternit. 

27-vjeçari më herët ka luajtur edhe në skuadra si LASK, Salzburg, Altach, Liefering, Fenerbahçe e Augsburg.