Sulmuesi Mërgim Berisha e ka refuzuar kalimin te skuadra e Hertha Berlinit.
Kështu ka shkruar të premten “Kicker”.
Trajneri i Hertha Berlinit, Stefan Leitl, e kishte shprehur dëshirën që ta kishte në skuadër qendërsulmuesin. Por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Hertha Berlini bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
27-vjeçari luan për skuadrën e Hoffenheimit. Me klubin nga Bundesliga ka kontratë edhe dy vjet. Ditë më parë, Hoffenheimi në faqen zyrtare e paralajmëroi largimin e Berishës. Në njoftim shkruante se sulmuesi shtatlartë është i hapur që të diskutojë me klube të tjera.
Mësohet se Berisha e ka refuzuar edhe një ofertë të klubit nga Superliga e Turqisë, Kayserispor.
Ai në edicionin e kaluar në elitën gjermane u paraqit në 13 ndeshje ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.
Berisha është zhvilluar si futbollist te skuadra austriake Salzburg. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe te LASK-u, Magdeburgu, Altachu, Fenerbahçe e Augsburgu.