Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva përforcohet me mbrojtës me përvojë

Andreas Skovgaard

Malisheva është përforcuar me qendërmbrojtësin danez, Andreas Skovgaard.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi malishevas të hënën.

Mbrojtësi me përvojë, Skovgaard, ka luajtur në disa liga, përfshirë atë të Danimarkës, Norvegjisë dhe Holandës.

28-vjeçari ka luajtur në skuadra të njohura si Nordsjaelland, Heerenveen, Brann, Cracovia e Bryne.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë ardhjen e re në klubin tonë, qendërmbrojtësin danez, Andreas Skovgaard. Me ardhjen e tij, synojmë që repartit tonë defensivë t’i japim edhe më tepër përvojë dhe siguri”, shkruan në njoftimin e Malishevës.

Malisheva në Superligën e Kosovës renditet në pozitën e katërt me 34 pikë.