Ballkani ka njoftuar të premten se është përforcuar me mbrojtësin brazilian, Bruno Oliveira.
Oliveira është 29-vjeçar. Pozita e tij është qendërmbrojtës, por klubi suharekas ka njoftuar se ai mund të paraqitet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai njihet për lojën ajrore, daljen me top dhe sigurinë në duele”, ka shkruar ndër të tjera Ballkani për mbrojtësin e gjatë 187 centimetra.
Oliveira ka bërë karrierë në Brazil, Bosnjë-Hercegovinë e Korenë e Jugut.