Futboll

Lobotka pritet të mungojë ndaj Juventusit

Lobotka

Mesfushori sllovak i Napolit, Stanislav Lobotka, pritet të mungojë të dielën në ndeshjen ndaj Juventusit, për shkak të telasheve muskulore.

Lëndimin e Lobotkas, bashkëlojtarit të Amir Rrahmanit te Napoli që janë kundërshtarë në plejofin e Botërorit 2026, Sllovakia – Kosova, e ka konfirmuar klubi i Serie A të enjten. 

“Stanislav Lobotka ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë gjatë ngrohjes para ndeshjes të mërkurën. Lojtari i Napolit e ka nisur fazën e rehabilitimit”, ka shkruar Napoli. 

Napoli të mërkurën e siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë pas fitores 9:8 në ekzekutimin e penalltive ndaj Cagliarit. 

Të lënduar te Napoli aktualisht janë edhe Kevin De Bruyne, Billy Gilmour dhe Frank Anguissa.