Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“GdS”: Sezoni i Amir Rrahmanit ka mbaruar para kohe, mungon ndaj Sllovakisë

Amir Rrahmani

Sezoni i Amir Rrahmanit ka mbaruar para kohe. Kështu ka shkruar “Gazzetta dello Sport” për mbrojtësin e Napolit i cili pësoi lëndim në ndeshjen kundër Romës.

Rrahmani pritet të jetë mungesë e madhe për Kosovën që luan kundër Sllovakisë më 26 mars ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Amir Rrahmani do të mungojë të paktën dy muaj, sipas testeve të kryera të martën. Rrahmani ishte kthyer nga lëndimi ndaj Genoas dhe tri ndeshje më vonë sezoni i tij mund të ketë mbaruar tashmë. Edhe nëse do të ishim optimistë, është e vështirë të imagjinohet që Amiri të kthehet në fushë me formë të mirë deri në fund të prillit. Kthimi i tij mund të ndodhë në maj, kur Napoli shpreson që beteja për katër vendet e para të jetë vendosur. Dhe në atë rast nuk do të kishte kuptim të rrezikohej ose të nxitohej kthimi i tij”, shkruan gazeta e madhe italiane.

Mbrojtësi i qendrës u zëvendësua pas lëndimit të pësuar në ndeshjen që Napoli e zhvilloi kundër Romës, fundjavën e kaluar. Rrahmani në minutën e 69-të shkaktoi penallti dhe mbeti i lënduar. Ai ka lëndim muskulor në këmbën e majtë.