Njëri prej lojtarëve më të mirë të Napolit, sllovaku Stanislav Lobotka, ka pësuar lëndim të mërkurën. Lëndimi muskulor i Lobotkas vjen dy javë para ndeshjes që Sllovakia e luan kundër Kosovës në Bratislavë.
Gjysmëfinalja e plejofit për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës luhet më 26 mars.
Mediumet në Itali kanë bërë të ditur se ende nuk dihet kohëzgjatja e pauzës. Por kanë thënë se lëndimet muskulore kërkojnë kujdes.
Më 19 shkurt, Sllovakisë iu lëndua edhe kapiteni, Milan Skriniar. Sllovaku Skriniar ishte lënduar në ndeshjen që skuadra e tij Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.
Po ashtu edhe Kosovës i mungon kapiteni. Amir Rrahmani u lëndua në shkurt në ndeshjen që Napoli e zhvilloi ndaj Romës.
-
Lobotka rrezikon paraqitjen kundër Kosovës
-
Përzgjedhësi i Sllovakisë: Kosova, ekip i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm
-
Sllovakia me Skriniarin dhe Lobotkan ndaj Kosovës
-
Mjeku sllovak tregon sa janë gjasat që Skriniar të jetë i gatshëm kundër Kosovës
-
Ndonëse i lënduar, Skriniar dëshiron të luajë ndaj Kosovës