Gjasat që kapiteni Milan Skriniar të paraqitet për Sllovakinë në ndeshjen ndaj Kosovës, janë të vogla. Kështu ka thënë mjeku sportiv sllovak, Roman Fano.
Fano është kryetar i Komisionit Mjekësor të Komitetit Olimpik dhe Sportiv të Sllovakisë.
Sllovakia e luan ndeshjen ndaj Kosovës më 26 mars në Bratislavë, ndeshje gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Fano ka theksuar se duhet kohë më e gjatë për t’u rikuperuar lëndimet e natyrës së Skriniarit.
“Është një lëndim specifik që është shumë i vështirë për t’u shëruar. Kërkon trajtim gjithëpërfshirës dhe një regjim qetësie derisa të shërohet 100 %”, tha Fano për “Sport24”.
“Ënjtja e muskujve aduktorë është e zakonshme kur trajtohen ijët e shqyera. Megjithatë, kjo mund të tregojë se zona e dëmtuar nuk është shëruar ende plotësisht. Në këto raste, lojtarët e futbollit ose hokejit mund të shërohen lehtësisht deri në tre muaj, madje edhe me përpjekjet maksimale të trajtimit”.
Edhe
Përfundimisht Sllovakia pa kapitenin Skriniar ndaj Kosovës
Skriniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.
Në dyshim është edhe lojtari me përvojë Stanislav Lobotka.