Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lobotka rrezikon paraqitjen kundër Kosovës

Stanislav Lobotka

Stanislav Lobotka nuk ishte pjesë e ekipit të Napolit që mposhti Leccen 2:1 të shtunën në Serie A. Lobot ka luajtur ndeshjen e fundit në shkurt kundër Veronas.

Sllovaku humbi po ashtu ndeshjen e parë të marsit kundër Torinos për shkak të problemeve muskulore. 

Mediumi sllovak “Sport24” ka paraqitur raportimet e mediumeve italiane në lidhje me lëndimin e yllit sllovak.

“Tuttonapoli” ka shkruar se Lobotka do të kthehet më 20 mars në ndeshjen që Napoli e luan ndaj Cagliarit. 

Por mediumi “Calcio Napoli 24” ka shkruar se paraqitja e Lobotkas ndaj Kosovës më 26 mars në Bratislavë është në rrezik.

Sllovakia e Kosova përballen në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Edhe Lobotka lëndohet dy javë para ndeshjes me Kosovën Futboll Lobotka lëndohet dy javë para ndeshjes me Kosovën

“Ekziston rreziku që sllovaku të jetë jashtë lojës për një kohë të gjatë derisa problemi i tij me muskuj të zgjidhet përfundimisht. Dhe ky është një lajm shumë i keq për Calzonan, trajnerin e Sllovakisë, të cilit ndoshta do t’i duhet të luajë pa organizatorin e lojës, nëse ai nuk rikthehet në formë dhe nuk rikuperohet brenda shtatë ditësh”, ka shkruar “Calcio Napoli 24”.

Sllovakia shpreson edhe në rikthimin e kapitenit Milan Skriniar, i cili po ashtu po vuan nga një lëndim.