Lensi ka fituar të premten mbrëma dhe ka mbetur në garë për titull edhe më tej.
E mposhti 1:0 Nantesin në ndeshjen e xhiros së parafundit, dhe e dërgoi edhe zyrtarisht këtë skuadër në kategorinë e dytë të futbollit francez.
Mezian Soares e shënoi golin e fitores në minutën e 79-të, pak sekonda pasi u inkuadrua në fushë.
Lensi i ka 67 pikë në vendin e dytë, tri më pak se PSG-ja që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Lensi e PSG-ja do të luajnë mes vete më 13 maj, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të.