PSG-ja e ka fituar njërën ndeshje të mbetur, atë të xhiros së 26-të të kampionatit elitar të Francës.
Kampioni në fuqi i Evropës fitoi 3:0 të mërkurën mbrëma ndaj Nantesit.
Khvicha Kvaratskhelia shënoi dy gola ndërsa Desire Doue ndihmoi në fitore me një gol.
PSG-ja i ka 66 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Lensi i dyti.
PSG-ja ndaj Lensit do ta luajë ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të. Nëse e fiton edhe atë ballafaqim, parisienët do të ishin fare pranë titullit të ri.