Futboll

Lensi me mundësi të mirë për vendin e parë

Lens

Pas humbjes që e pësoi Paris Saint-Germaini të premten nga Rennesi, Lensi ka mundësi që të dalë në vendin e parë në tabelën e Ligue 1 të Francës.

Lensi të shtunën nga ora 21:05 luan në udhëtim te skuadra Paris FC, në kuadër të xhiros së 22-të.

Në rast të fitores, Lensi, do t’ua “rrëmbejë” pozitën e parë parisienëve.

Lensi ka 49 pikë në vendin e dytë. Dy pikë më shumë ka PSG në vendin e parë.

Ndërkohë skuadra Paris FC ka 22 pikë në pozitën e 15-të. Është duke luftuar për mbetje në elitë.

Skuadra e Lensit këtë edicion ka 16 fitore, një barazim dhe katër humbje.

Ka befasuar më së shumti këtë edicion.

Ndërkohë të shtunën nga ora 17:00 do të luhet edhe një ndeshje tjetër interesante. Takohen Marseille dhe Strasbourgu.

Marseille ka 39 pikë në vendin e katërt. Strasbourgu ka nëntë pikë më pak në pozitën e shtatë.