Futboll

Lëndohen dy sulmuesit kryesorë të Parisit, mungojnë gjatë

Ousmane Dembele dhe Desire Doue

Dy sulmuesit kryesorë të Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele dhe Desire Doue, janë lënduar të premten mbrëma në fitoren 2:0 të Përfaqësueses së Francës ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Doue luaji vetëm në pjesën e parë. Ai ka një lëndim në pulpë.

Mediumet franceze kanë shkruar të shtunën se 20-vjeçari Doue do të mungojë një muaj.

Ai pritet t’i mungojë Parisit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve këtë edicion ndaj Atalantas. Po ashtu është edhe në dyshim për t’u paraqitur edhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e dytë.

Ndërkohë Dembele ndaj Ukrainës u detyrua të zëvendësohet në minutën e 81-të pas një lëndimi në kofshë. Pritet të jetë jashtë fushës për gjashtë javë.

Edhe 28-vjeçari Dembele pritet t’i humbë dy ndeshjet e para në “Champions”.

Të dy sulmuesit francez luajtën rol shumë të madh edicionin e kaluar në sukseset që i arriti Parisi.