Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parisi me mungesa të rëndësishme ndaj Barçës

Ousmane Dembele

Paris Saint-Germaini do të ketë mungesa të rëndësishme ndaj Barcelonës.

PSG-ja të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim te Barcelona në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në “Champions”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Parisi të martën e publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Barçës.

Në listë nuk janë përfshirë lojtarë të rëndësishëm si Ousmane Dembele, Desire Doue, Khvicha Kvaratskhelia dhe Marquinhos.

Të gjithë mungojnë për shkak të lëndimeve.

Ndërkohë janë ftuar Joao Neves dhe Fabian Ruiz të cilët munguan të shtunën në fitoren 2:0 ndaj Auxerres në kampionatin e Francës.

Parisi është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve.

Edhe Barça do të ketë mungesa të futbollistëve si Gavi, Marc-Andre ter Stegen, Joan Garcia, Fermin Lopez dhe Raphinha.