Paris Saint-Germaini do të paraqitet pa dy sulmuesit kryesorë, Ousmane Dembele dhe Desire Doue, ndaj Lensit në fundjavë.
Parisi të dielën nga ora 17:15 e pret Lensin. Kjo ndeshje i takon javës së katërt të elitës së Francës.
Dembele dhe Doue u lënduan të premten e kaluar në fitoren 2:0 të Përfaqësueses së Francës ndaj Ukrainës.
Të dy yjet do të mungojnë gjatë.
Parisi i ka fituar tri ndeshjet e para kampionale. Me rezultatin 1:0 fitoi ndaj Nantesit dhe ndaj Angersit. 6:3 fitoi ndaj Toulouses.
Parisi është në fillim të rrugës për ta siguruar edhe titullin e pestë radhazi të kampionit në Francë.
Lensi ka dy fitore radhazi, ndaj Brestit dhe Le Havres. Në ndeshjen hapëse të sezonit u mposht nga Lyoni.