Lideri i elitës franceze të futbollit, Paris Saint-Germaini, do të jetë pa sulmuesin Ousmane Dembele në ndeshjen në udhëtim, të shtunën ndaj Le Havret.
PSG-ja ka njoftuar në një komunikatë të premten se fituesi i “Topit të Artë” do të mbetet jashtë fushës për shkak të lëndimit në pulpë dhe ka stërvitur individualisht.
Ende nuk dihet për sa kohë do të mungojë Dembele.
PSG-ja do të ketë ndeshje të vështira me Chelsean në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Kundër Le Havres do të mungojnë edhe Senny Mayulu, Fabian Ruiz e Joao Neves.