Skuadra e Lazios ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Luganos, Albian Hajdari, kanë raportuar mediume të ndryshme në Itali të hënën. Hajdari me Luganon ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
21-vjeçari është një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Zvicrës. Ai së fundi është ftuar edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës.
Krahas Lazios, për Hajdarin interesim kanë shprehur edhe Bayer Leverkuseni, Marseille, Torino dhe Bournemouthi. Hajdari më herët ka luajtur edhe te skuadra e Baselit.
Për Luganon këtë edicion ka luajtur 36 ndeshje.