Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i mungoi Mallorcas në humbjen nga Atletico Madridi në fundjavë me rezultat 3:0. Kumbulla nuk pritet të paraqitet edhe në ndeshjen kundër Sevillas më 2 shkurt.
“Ultima Hora” ka raportuar se Kumbulla është duke u përballur me probleme muskulore.
Qendërmbrojtësi shqiptar edhe më herët këtë edicion është përballur me lëndim.
Ai është paraqitur në shtatë ndeshje në La Liga. Ka luajtur po ashtu edhe dy ndeshje për Kupë të Mbretit.