Marash Kumbulla mund të largohet nga Mallorca në afatin kalimtar dimëror.
Mbrojtësi i qendrës, Kumbulla, po kërkohet nga Udinese. Kështu ka shkruar të premten gazetari italian, Gianluca Di Marzio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë te Mallorca u transferua verën e kaluar nga Roma në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni. Por huazimi mund të ndërpritet para kohe. Nëse Kumbulla transferohet tek Udinese, marrëveshja do të jetë sërish në formë huazimi.
25-vjeçari Kumbulla këtë edicion me Mallorcan është paraqitur në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Ai ka pasur probleme edhe me lëndime këtë edicion, ku i mungoi Mallorcas në nëntë ndeshje.
Kumbulla edhe edicionin e kaluar ishte i huazuar te klubi tjetër spanjoll, Espanyol. Tek Espanyoli u vlerësua me paraqitje.