Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kumbulla dyshohet se ka pësuar lëndim muskulor

Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, mund të përballet me një pushim tjetër shkaku lëndimit.

“Ultima Hora”, mediumi i afërt me klubin e Mallorcas, ka raportuar se Kumbulla dyshohet se ka pësuar lëndim muskulor pas ndeshjes kundër Valencias.

Mallorca është në pritje të raportit të fundit mjekësor për Kumbullën, i cili nuk ka stërvitur të mërkurën dhe të enjten.

“Qendërmbrojtësi ndjeu shqetësim në muskul gjatë seancës stërvitore të mbajtur nga lojtarët që nuk u paraqitën ose luajtën pak në ndeshjen kundër Valencias dhe nuk ishte në gjendje të përfundonte seancën e planifikuar”, shkruan “Ultima Hora”.

Për Kumbullën mund të jetë lëndimi i pestë i këtij edicioni. Dy prej tyre e kanë lënë Kumbullën të mbetet gjatë jashtë fushave. Të dy lëndimet ishin muskulore. Njëri, nga shtatori deri në nëntor të vitit të kaluar, ishte për shkak të problemeve me muskujt e kofshës, kurse i fundit, zgjati rreth dy muaj.

Edhe Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm ndaj Sevillas Futboll Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm ndaj Sevillas

Kumbulla mbërriti si përforcim për të rritur konkurrencën në qendër të mbrojtjes. Por lëndimet e shpeshta kanë minimizuar rolin e tij në skuadër.

Kumbulla është huazuar te Mallorca nga Roma.