Futboll

Kumbulla debuton me barazim te Mallorca

Marash Kumbulla

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, të shtunën mbrëma e ka zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e Mallorcas. 

Mallorca në shtëpi barazoi 1:1 me Celta Vigon në kuadër të javës së dytë të La Ligas. 

Kumbulla u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë. 

Javier Rueda e kaloi në epërsi Celta Vigon në minutën e 38-të. 

Mallorca shifrat i barazoi në minutën e 88-të me golin që e shënoi mbrojtësi spanjoll, Mateu Morey Bauza. 

Te vendësit mungoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, për shkak të suspendimit. 

25-vjeçari Kumbulla te Mallorca u transferua në formë huazimi deri në përfundim të edicionit 2025/26 nga Roma. 

Mallorca në xhiron e parë u mposhtë thellë 3:0 nga Barcelona në shtëpi.