Vedat Muriqi me Mallorcan e kanë fituar një pikë në udhëtim në përballjen ndaj Valencias.
Mallorca u ndal në barazim 1:1 nga Valencia, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan në epërsi në minutën e 23-të me golin që e shënoi Samu Costa.
Hugo Duro i barazoi shifrat në minutën e 52-të.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, e kompletoi ndeshjen. Bashkëlojtari i Muriqit, Marash Kumbulla, në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të.
Për Mallorcan ishte barazimi i gjashtë këtë edicion, krahas shtatë disfatave dhe katër fitoreve. E zë vendin e 14-të me 18 pikë.
Valencia ka dy pikë më pak në pozitën e 16-të.