Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, me skuadrën e Mallorcas, ka bërë hap të madh drejt mbijetesës në elitën spanjolle të futbollit.
Mallorca e mposhti Gironan 1:0 në udhëtim të premten mbrëma, në ndeshjen direkte për mbijetesë dhe e kaloi në renditje.
Mallorca tani është në vendin e 15-të me 38 pikë, sa ka edhe Girona në pozitën e 16-të.
Golin e vetëm në ndeshjen e xhiros së 34-t të La Ligas e shënoi Samu Costa, në minutën e 43-të.
Në momentin e shënimit të golit pas harkimit të Johan Mojicas, Muriqi ishte në zonë. Mbrojtësi Daley Blind iu afrua sulmuesit kosovar, duke e lënë të lirë Samu Costan, që nuk gaboi nga afërsia.
Edhe
Mallorcas s’i mjafton sezoni fantastik i Muriqit, bie nga La Liga
Muriqi ishte aktiv dhe e kompletoi ndeshjen, ndërsa iu mohua goli në minutën e 32-të. Vitor Reis e largoi topin nga vija e portës, pas tentimit të sulmuesit të Kosovës, që është i dyti në listën e realizatorëve të La Ligas me 21 gola. Vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola të shënuar se Muriqi, 24 gjithsej.
Girona kishte shumë mundësi shënimi në këtë ndeshje, por shpëtimtar i Mallorcas ishte portieri Leo Roman që bëri disa pritje vendimtare. Vendësit qëlluan edhe shtyllën.
Mallorca në epërsi, Muriqi shumë aktiv
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte shumë aktiv në pjesën e parë te Mallorca, në ndeshjen e rëndësishme për mbetje në elitë.
Mallorca e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes në udhëtim te Girona.
Golin e shënoi Samu Costa në minutën e 43-të.
Edhe
Edicioni i ëndrrave i Muriqit rrezikon të kthehet në dështim për Mallorcan
Muriqit ia mohoi golin në minutën e 32-të mbrojtësi brazilian, Vitor Reis, i cili e largoi topin nga vija e portës.
Ndeshja i takon xhiros së 34-t të La Ligas.