Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi e shënon golin e 22-të të edicionit në La Liga

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol të rëndësishëm për Mallorcan në La Liga.
Falë golit të Muriqit, Mallorca barazoi 1:1 me Villarrealin, të dielën. Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të kampionatit spanjoll.
32-vjeçari shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë, pas një gabimi të portierit të Villarrealit.


Për Muriqin është goli i 22-të i edicionit në elitën spanjolle.  Ai tani ka vetëm dy më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbappe është golashënuesi më i mirë i elitës spanjolle, por aktualisht është i lënduar.
Muriqi nuk kishte shënuar në tri ndeshjet e kaluara, por gjeti cakun të dielën për tjetër pikë të rëndësishme të Mallorcas.


Mallorca i ka tani 39 pikë dhe do ta vazhdojë deri në fund garën për mbetje në La Liga. Deri në fund janë edhe tri xhiro të tjera. Gara për mbijetesë në kampionatin spanjoll është shumë e fortë dhe me shumë skuadra të përfshira. 
Villarreali është i treti me 69 pikë. Marrë për bazë pozitën e Villarrealit, pika mund të vlerësohet e madhe për Mallorcan që ishte vendase.


Muriqi vazhdon superformën, shënon ndaj Villarrealit

Vedat Muriqi e ka shënuar golin e 22-të të edicionit në La Liga.

Muriqi shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Mallorca po barazon 1:1 me Villarrealin në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Muriqi: Prisja më shumë, por pika ka vlerë të madhe

1 muaj më parë / 10 maj 2026 16:24
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ia siguroi një tjetër pikë Mallorcas në garën e fortë për mbijetesë në elitën spanjolle të futbollit. 

Muriqi e shënoi të dielën golin e 22-të në La Liga në këtë edicion, dhe në fund të ndeshjes që përfundoi 1:1, e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të këtij ballafaqimi. 

Shtatlarti i Kosovës ka thënë pas ndeshjes se ka pritur fitore ndaj Villarrealit, por ka shtuar se çdo pikë e fituar në këtë fazë të kampionatit, ka vlerë të madhe. 

“Më duket sikur një mundësi e humbur pasi jemi në fazën e fundit të sezonit. Edhe pse ishte Villarreali, prisja më shumë, por nëse nuk mund të fitosh, nuk duhet të humbësh. Çdo pikë ka vlerë të madhe”, ka theksuar fillimisht Muriqi. 

Muriqi më pas ka folur edhe për temperaturat e larta në ishull, e që luajtën rol po ashtu në paraqitje. Ai ka folur edhe për gjasat edhe Mallorcas për mbetje në La Liga.  

“Ishte shumë nxehtë dhe fusha ishte shumë e thatë, këmbët po më digjen. Tani duhet të pushoj dhe të ushqehem mirë. Kemi përkrahje gjithmonë, por shpresoj që t’i marrim dy fitore në udhëtim dhe të qëndrojmë në ligë për vitin tjetër”, është shprehur Muriqi. 

Mallorca më 13 maj luan në udhëtim te Getafe, ndërsa më 17 maj luan ndaj Levantes, po ashtu në udhëtim. 

Në xhiron e fundit të kampionatit e pret Real Oviedon, më 24 maj.

Muriqi, më i miri i ndeshjes

1 muaj më parë / 10 maj 2026 16:04
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi edhe një herë është shpallur më i miri i ndeshjes në La Liga. Muriqi e shënoi golin e vetëm për Mallorcan, që barazoi 1:1 me Villarrealin.

Pika mund të jetë shumnë vlerë për Mallorcan në garën për ekzistencë.

Muriqi tani i ka 22 gola.