Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kreu i FFK-së takohet me ministrin Gashani, merr premtim për stadiumet

Ademi Gashani

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar të enjten me ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.

Kreu i FFK-së dhe ministri Gashani kanë diskutuar për investimet në stadiumet e futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e FFK-së bëhet e ditur se ministri Gashani u ka premtuar përshpejtim të punëve për ndërtimin dhe përfundimin e stadiumeve.

“Shprehëm nevojën që Ministria e Sportit të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar punën për ndërtimin dhe përfundimin e stadiumeve, të cilat janë jetike për zhvillimin e futbollit dhe për organizimin dinjitoz të ndeshjeve vendore e ndërkombëtare. Ministri na njoftoi se është duke zhvilluar vizita në stadiumet që janë në ndërtim, e për të cilat konfirmoi se janë prioritet i ministrisë. Tha se nuk do të tolerohen vonesa të pajustifikuara, pasi përfundimi i këtyre projekteve është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe për krijimin e kushteve më të mira për futbollin në vend”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Për takimin me Ademin ka njoftuar edhe ministri Gashani. Ministri Gashani tha se fokus të veçantë nën qeverisjen e tij do të ketë përmirësimi i infrastrukturës sportive.