Qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi thotë se e kanë analizuar lojën e Izraelit dhe presin paraqitje të mirë të enjten.
Kosova luan të enjten në Hungari ndaj Izraelit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës dhe humbi 3:1 ndaj Austrisë. Izraeli i ka humbur dy ndeshjet e para, 3:1 ndaj Austrisë e 3:0 ndaj Irlandës.
“Fillimisht nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izreaeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë. Kemi nevojë gjithmonë për përmirësime dhe mësojmë nga loja e kaluar. Nga Austria kemi mësuar të jemi kompakt dhe nesër në fushë të paraqitemi si është më së miri”, tha Krasniqi në konferencë për media.