Juventusi ka konfirmuar të enjten se mbrojtësi i krahut të majtë, Juan Cabal, ka pësuar këputje të ligamentit kryqëzor në gjurin e majtë dhe do t’i nënshtrohet operimit në ditët në vijim.
Mediat italiane kanë shkruar se sezoni për 23-vjeçarin tashmë ka përfunduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të lëndimit të njëjtë, Juventusi për kohë të gjatë e ka humbur edhe qendërmbrojtësin Gleison Bremer.
Kolumbiani ka luajtur në shtatë ndeshje në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve, qëkur u transferua nga Verona në verë.
Në nëntë ndeshjet e edicionit aktual, ai e ka një asistim.