Mbrojtësi Juan Cabal ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e djathtë dhe sipas raportimeve të mediumeve në Itali, ai pritet të mungojë për afro gjashtë javë.
Për lëndimin e Cabalit ka njoftuar të enjten edhe skuadra e Juventusit.
Kolumbiani u zvënedësua në minutën e 15-të të mërkurën mbrëma, në duelin e Ligës së Kampionëve në udhëtim te Villarreali.
Cabali u kthye së fundmi nga lëndimi i rëndë i ligamentit kryqëzor të gjurit, të pësuar një vit më parë.
Ish-mbrojtësi i Veronas pritet të kthehet për ndeshjen në udhëtim te Fiorentina, në fund të muajit nëntor.
24-vjeçari Cabal iu bashkua Juventusit për 12.8 milionë euro në verën e vitit 2024.
Ai shënoi gol për “bianconerët” javën e kaluar, duke kontribuuar në barazimin 1:1 të Juventusit në shtëpi ndaj Atalantas.
Cabal ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2029.