Juventusi ka konfirmuar të enjten në mëngjes se Kephren Thurami i është nënshtruar operimit në gju në Lyon, por ka shtuar se është lënduar edhe mbrojtësi Juan Cabal.
Në njoftimin e Juventusit thuhet se Cabali që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ka lëndim muskulor.
Kolumbiani ka pasur telashe gjatë seancës stërvitore të së mërkurës dhe menjëherë i janë bërë teste më të thella.
Ai ka problem në kofshën e këmbës së majtë, ndërsa nuk është njoftuar për sa kohë do të jetë jashtë fushës.
Thurami, Edon Zhegrova, Arkadiusz Milik dhe Daniele Rugani, kanë mbetur jashtë listës së Juventusit për në Ligën e Evropës.
Juventusi ndeshjen e radhës do ta ketë të dielën në shtëpi ndaj Milanit.