Juventusi dëshiron që ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Endrick, në afatin kalimtar të dimrit. Kështu ka shkruar të hënën “FootItalia”.
Endrick nuk ka luajtur ende asnjë minutë këtë edicion. Paraqitja e fundit e tij ishte kundër Sevillas në muajin maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBraziliani Endrick nuk po gjen hapësirë te Reali për ta treguar kualitetin.
Mësohet se Reali mund ta huazojë Endrickun deri në përfundimin e këtij edicioni.
Te klubi mbretëror sulmuesit kryesorë janë: Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Edhe Juve ka një numër të madh sulmuesish në skuadër. Pjesë e Juves është edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.
Për sulmuesin e talentuar brazilian kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të tjera.
19-vjeçari Endrick te Reali u transferua vitin e kaluar nga Palmeirasi për 47 milionë euro.