Futboll

Fitore e vështirë e Juventusit

Weston McKennie

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë, por të vlefshme në fazën e plejofit të Championsit.

Të martën mbrëma në Torino, Juventusi fitoi 2:1 ndaj PSV-së. Ky rezultat e lë sfidën të hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Holandë.

Ëeston McKennie shënoi supergol për rezultatin 1:0 në të mirë të Juventusit, në minutën e 34-t.

Kroati Ivan Perishiq i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 56-të.

Ndërkohë golin e fitores për skuadrën italiane e shënoi Samuel Mbangula në minutën e 82-të.


Juve kthen epërsinë ndaj PSV-së

Juventusi ka kthyer epërsinë ndaj PSV-së.

Për 2:1 shënoi Samuel Mbangula në minutën e 82-të.


Barazon PSV-ja

PSV-ja e ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Juventusit në Torino.

Për 1:1 realizoi Ivan Perishiq në minutën e 56-të.

VIDEO:

 

 


Juve në epërsi ndaj PSV-së

Juventusi ka kaluar në epërsi në ndeshjen e plejofit të fazës nokaut të Championsit, ndaj PSV-së.

Për 1:0 shënoi amerikani Weston McKennie në minutën e 34-t.

VIDEO: