Futboll

Interi në pritje të gabimit të Napolit

Inter

Skuadra e Napolit synon që ta përsëritë suksesin e edicionit 2022/2023.

Napoli para dy edicioneve e fitoi titullin e kampionit në Itali, pas 33 vjetësh pritje. Napolitanët janë shumë afër që ta ftojnë edhe një tjetër titull të kampionit në Serie A.

Tri xhiro para fundit, Napoli është lider me 77 pikë. Ka tri pikë më shumë se Interi që është në pozitën e dytë.

Napoli të dielën nga ora 20:45 e pret Genoan, në ndeshjen që i takon javës së 36-të.

Genoa e zë vendin e 13-të me 39 pikë.

Skuadra e Antonio Contes është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në elitë.

Mesfushori skocez, Scott McTominay, po e udhëheq Napolin drejt titullit të kampionit. Ai ka treguar formë të lartë së fundi.

Të dielën luan edhe Interi.

“Nerazzurrët” nga ora 18:00 do të jenë mysafirë të Torinos. Interi është në finale të Ligës së Kampionëve. E eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale.

Torino renditet në pozitën e 11-të me 44 pikë.

Të shtunën nga ora 18:00 është edhe një ndeshje shumë interesante, ndërmjet Lazios dhe Juventusit.

Lazio e zë vendin e gjashtë me 63 pikë. 63 pikë i ka edhe Juventusi në vendin e katërt.

Katër pozitat e para dërgojnë në “Champions”. Roma i ka po ashtu 63 pikë në vendin e pestë.

Lazio ka gjashtë ndeshje pa humbje në elitë. I ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Juventuesit.

Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, Juve ka tri fitore, Lazio dy.