Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi kërkon shkëmbimin e Asllanit me Rovellan e Lazios

Kristjan Asllani

Lazio e ka refuzuar ofertën e parë të Interit për shkëmbimin e Kristjan Asllanit me Nicolo Rovellan.

Por, “nerazzurrët” nuk pritet të dorëzohen dhe synojnë të bëjnë tjetër ofertë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Refuzimin për këtë shkëmbim e ka bërë pronari i Lazios, Claudio Lotito, shkruan “Football-Italia” të enjten.

Rovella ka bërë gjashtë asistime në 74 paraqitje me Lazion.

Tani si pjesë e këtij shkëmbimi bashkë me Asllanin, mesfushorin e Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Davide Frattesi.

23-vjeçari Asllani ka zhvilluar 34 paraqitje në edicionin aktual me Interin, ndërsa kontributi i tij ka qenë me tri gola të realizuar e dy asistime.