Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, është kthyer në stërvitje te Polissya Zhytomir.
Ai të hënën ka publikuar një fotografi gjatë seancës stërvitore te klubi ukrainas. Ai shihet i buzëqeshur në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJavën e kaluar Krasniqi pësoi lëndim në miqësoren e Polissya Zhytomyrit ndaj Livny Beregut.
Por rezultoi se 25-vjeçari nuk kishte lëndim të ligamentit ose të mensikut të gjurit të këmbës së djathtë.
Ai ka shumë gjasa të paraqitet në të enjten në ndeshjen kundër Kudrivkas. Po ashtu do të jetë gati edhe për ndeshjen e Kosovës kundër Sllovakisë. Ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kupën e Botës ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës luhet më 26 mars në Bratislavë.
Krasniqi pritet të jetë një prej opsioneve për t’u paraqitur në qendër të mbrojtjes, në mungesë të kapitenit, Amir Rrahmani, i cili muajin e kaluar pësoi lëndim.