Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gunnlaugsson: Rezultati 2:1 nuk është fundi i botës

Arnar Gunnlaugsson

Te Përfaqësuesja e Islandës rezultati i arritur në ndeshjen e parë ndaj Kosovës besojnë se është i kthyeshëm.

Kosova të enjten e fitoi ndeshjen e parë të plejofit ndaj Islandës me rezultatin 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” të dielën nga ora 18:00 do ta luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Murcia të Spanjës.

Ndeshja luhet në terren neutral, pasi Islanda nuk e ka të gatshëm stadiumin.

Selektori i Islandës në futboll, Arnar Gunnlaugsson, të shtunën mbrëma në konferencën e mbajtur për shtyp deklaroi se rezultati 2:1 nuk është fundi i botës dhe se është i kthyeshëm.

Edhe Pas fitores së mundimshme në Prishtinë, Kosova do të sfidohet seriozisht në Spanjë Futboll Pas fitores së mundimshme në Prishtinë, Kosova do të sfidohet seriozisht në Spanjë

Ai tutje theksoi se qëllimi i Islandës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Ditët e fundit është punuar për t’i përmirësuar gabimet e ndeshjes së parë. Ishte një paraqitje mjaft e mirë në një fushë të vështirë. Rezultati 2:1 nuk është fundi i botës kështu që ne kemi një shans të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B”, ka thënë Gunnlaugsson.

Islanda ishte në Ligën B dhe kërkon të mbetet në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve. Kosova ishte në Ligën C dhe kërkon që për herë të parë të garojë në Ligën B, në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mungesa të rëndësishme për ndeshjen e kthimit.

Edhe Kosova synon ta nisë vitin me fitore Futboll Kosova synon ta nisë vitin me fitore

Për shkak të lëndimit do të mungojnë Arijanet Muriq dhe Donat Rrudhani.

Valon Berisha është i suspenduar.