Sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda, ishte vendimtar të premten mbrëma në fitoren e Përfaqësueses U21 të Gjermanisë.
Gjermania U21 e mposhti Sllovakinë në ndeshje miqësore me rezultatin 1:0.
Gruda e realizoi golin e fitores për mysafirët në minutën e 34-t.
Ai luajti deri në minutën e 69-të.
Për 20-vjeçarin Gruda ky ishte goli i dytë i shënuar në 11 ndeshjet e zhvilluara deri më tani me të rinjtë e Gjermanisë.
Gruda luan për skuadrën angleze, Brighton.
Edhe
Gjermania U21 në finale të Evropianit, shënon Gruda
Ai këtë edicion në Premier League ka kontribuar me një asistim.
Gjermania U21 të martën nga ora 20:30 e pret Spanjën në ndeshjen e dytë miqësore.