Sulmuesi Brajan Gruda e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Premier League.
Gruda që luan për Përfaqësuesen U21 të Gjermanisë realizoi gol të shtunën në fitoren e skuadrës së Brightonit.
Brightoni e mposhti në udhëtim Wolverhamptonin me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 36-të të elitës së futbollit anglez. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro.
20-vjeçari Gruda në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të kurse golin për 2:0 e shënoi në minutën e 85-të. Ai me asistimin e Simon Adingras realizoi gol të bukur nga afërsia.
Gruda krahas një goli ka kontribuar edhe me katër asistime në 23 ndeshjet e zhvilluara.
Brightoni është në mesin e tabelës me 55 pikë. Wolverhamptoni është në pjesën e poshtme të tabelës me 41 pikë.